SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit, goditen ura dhe tunele

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një valë të re sulmesh ndaj Iranit për natën e shtatë radhazi, duke goditur zona bregdetare pranë Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit, si dhe infrastrukturë transporti në brendësi të vendit, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Sipas televizionit shtetëror iranian IRIB, sulmet u raportuan në qytetin portual Bandar Abbas, si dhe në ishujt e afërt Qeshm dhe Larak, që ndodhen në Ngushticën e Hormuzit.

Po ashtu, në shënjestër kanë qenë ura dhe një tunel në autostradën që lidh Bandar Abbasin me Hajiabadin, në brendësi të Iranit.

Sipas raportimeve, sulme janë kryer edhe në Ahvaz, Darab, Yazd, Omidiyeh dhe qarkun Bushehr, disa prej të cilave ndodhen thellë në territorin iranian. Megjithatë, CNN thekson se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Nga ana tjetër, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se objektivat e sulmeve përfshinin pozicione të mbikëqyrjes, infrastrukturë të logjistikës ushtarake, depo nëntokësore të armëve dhe kapacitete detare.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-ja do të godasë ura dhe centrale energjetike në Iran nëse Teherani nuk rikthehet në tryezën e negociatave.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika