SHBA vendos sanksione ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Iranin

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa kompanive kineze për shkak të lidhjeve të tyre me Iranin, vetëm disa ditë para takimit të rëndësishëm mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit kinez, Xi Jinping në Pekin

Departamenti amerikan i Shtetit ka sanksionuar katër kompani, tre prej të cilave me seli në Kinë, për përfshirje në ofrimin e imazheve satelitore që, sipas Uashingtonit, i kanë mundësuar Iranit të kryejë sulme ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Paralelisht, Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj 10 individëve dhe kompanive, përfshirë disa subjekte kineze, të cilat akuzohen se kanë ndihmuar Iranin në sigurimin e armëve dhe materialeve të nevojshme për prodhimin e raketave balistike dhe dronëve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj subjekteve të huaja që, sipas tij, mbështesin industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes së Iranit, shkruan reuters.

“Me këtë veprim, ne po kërkojmë llogaridhënie nga subjektet me bazë në Kinë për mbështetjen e tyre ndaj Iranit. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në dispozicion për të goditur subjektet dhe individët e vendeve të treta që ndihmojnë industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes së Iranit”, tha Rubio.

SHBA-ja ka vendosur më herët sanksione edhe ndaj disa rafinerive kineze për blerjen e naftës së papërpunuar iraniane.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar vazhdimisht se kundërshton “sanksionet e njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare” dhe se do të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe kompanive kineze.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika