Shchneeberger nisë peticion për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë: Stop përkëdheljes së autokratëve

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherëshit presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger ka nisur një peticion për të vendosur sanksione kundër Serbisë. Ajo këtë kërkesë e ka argumentuar se BE-ja duhet të marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rrezikun që Serbia po sjellë për paqen në Evropë

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherëshit presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger ka nisur një peticion ku synon që nëpërmjet këtij peticioni t’i bind Bashkimin Evropian që Serbisë t’i vendos sanksione për shkak se kjo e fundit, është duke ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të pavarura siç është Mali i Zi, Kosova.

Sipas Shchneeberger-it BE-ja duhet të marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e situatës e këtë duhet ta bëjmë duke i vënë kufizime të qarta për Serbisë pasi kjo e fundit po rrezik paqen në Evropë.

Sanksione ndaj Serbisë. Stop përkëdheljes së autokratëve”, ka kërkuar Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherëshit presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger.

“Ne nuk kemi nevojë për një luftë të re në Ballkan, nuk kemi nevojë për një luftë tjetër në Evropë. Më në fund na duhen kufizime të qarta për ata që vënë në rrezik paqen në Evropë. Serbia nën drejtimin e Aleksandër Vuçiqit po luan me zjarrin. Serbia ndërhyn në politikat e shteteve sovrane (p.sh. Kosova, Mali i Zi) dhe qëndron me Rusinë. Vendi kandidat për në BE nuk i mbështet sanksionet e përbashkëta, ministri i Jashtëm serb merr pjesë në një konferencë të vendit agresor Rusisë gjatë luftës”, ka qenë arsyetim pse duhet ta nënshkruanin Peticionin për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.

Më poshtë  mund ta lexoni përshkrimin e peticionit që ka nisur Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherëshit presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger.

Koha e qetësimit ndaj Serbisë më në fund duhet të marrë fund. Ajo tashmë ka dështuar në të kaluarën, siç po e shohim aktualisht me dhimbje në Ukrainë. Ne nuk kemi nevojë për një luftë të re në Ballkan, nuk kemi nevojë për një luftë tjetër në Evropë. Më në fund na duhen kufizime të qarta për ata që vënë në rrezik paqen në Evropë. Serbia nën drejtimin e Aleksandër Vuçiqit po luan me zjarrin. Serbia ndërhyn në politikat e shteteve sovrane (p.sh. Kosova, Mali i Zi) dhe qëndron me Rusinë. Vendi kandidat për në BE nuk i mbështet sanksionet e përbashkëta, ministri i Jashtëm serb merr pjesë në një konferencë të vendit agresor Rusisë gjatë luftës. Dhe mos harroni fabrikat e boteve kibernetike që lehtësojnë luftën kibernetike ruse në Kosovë dhe Mal të Zi.

Derisa protestat në Beograd po e vënë nën presion Vuçiqin, ai po nxit konflikte në Republikën e Kosovës për të larguar vëmendjen nga situata e tij, duke rrezikuar kështu një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës. Kjo më në fund duhet të marrë fund. Për një deskalim serioz të situatës duhet të trajtohen përfundimisht shkaqet dhe jo simptomat e problemit. Vuçiq është përkëdhelur mjaftueshëm, tani është koha për fjalë të qarta dhe sanksione të rrepta kundër cenimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Mjaft me politikën e qetësimit. Sanksione kundër Serbisë, pa para të BE-së për të mbështetur një autokraci.

 

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika