“Shef i lidhjeve korruptive”, Haradinaj akuzon Kurtin se interviston edhe vendimmarrës të vegjël

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është bërë shef i lidhjeve korruptive. Haradinaj gjithashtu ka thënë se Kurti ka miqësi me njerëzit në borde dhe nuk është i ndershëm në punën e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në Debat Plus

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pasi u pyet për arrestimin e kreut të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe reagimin e tij për këtë çështje, ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka miqësi me njerëzit në borde dhe është bërë kreu i lidhjeve korruptive.

Po ashtu, ai i ftuar në Debat Plus, ka thënë se Kurti interviston edhe vendimmarrësit më të vegjël në borde.

“Nëse është e vërtetë që Kurti ka email komunikimi me drejtorin, nuk po ja përmendi emrin, prezumimi i pafajësisë ekziston, po dua të ia ruaj familjen e fëmijët. Nëse Kurti ka emaila ku flet për çështje konkrete të tenderëve, vërtetohet se Kurti a e ka interesin te financat apo diçka tjetër ai le ta deklaron, por që është krijuar një lidhje e shkurtër korruptive, që shef është Kurti. Nuk ka lidhje me shkru kryeministri me telefon, por dihet mënyra e komunikimit”, është shprehur ai.

Lexo edhe: Procesi i dialogut, Haradinaj: Po e ndihmoj Kosovën, jo Kurtin

“Nëse kjo lidhje e shkurt korruptive, ka shef ai është shefi i Qeverisë, Albin Kurti. Sepse ai personalisht iu sigurojë që interviston edhe vendimmarrësit e vogël. Nëse ka qejf Kurti në studio ja jap me emër dhe mbiemër se kujt i ka bërë intervistë dhe pyetjet që ia ka bërë. Dhe jo vetëm një por të gjithë. Kurti duke u ndodhur në një marrëdhënie kaq të afërt nuk e gjeti guximin me mbet në anën e ligjit, dhe e shfrytëzoj si pretekst kundërshtimi i mëhershëm me një prokuror”, ka thënë tutje ai.

Ai ka thënë se kur ka qenë në Qeveri nuk ka pasur në borde njerëz vetëm nga partia e tij, por edhe ata me partitë tjera kanë pasur mundësi të bëhen shokë por siç është shprehur ai të paktën kanë pasur frik nga njëri-tjetri.

“Por VV-ja i ka fituar 51 për qind së bashku me presidenten Osmani, dhe tani ata e kanë lirin me dërgu këndo kudo sepse i kanë  mundësitë nuk mundet me i ndalë askush”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se ka biseduar me Kurtin dhe i ka thënë të ketë kujdes se po krijon lidhje të shkurtra korruptive. Megjithatë, sipas tij, kur miqësohesh me këta persona, nuk e sheh më të keqen dhe fillon të jetë diçka e natyrshme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika