Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Tomáš Szunyog ka treguar regjistrimi  popullatës në Kosovës është planifikuar të nisë me 1 shtator të vitit 2023,e dhe sipas tij ky regjistrimi duhet të jetë në përputhjeje me Eurostat e cila është zyra statistikore e Bashkimit Evropian.

“Regjistrimi i qytetarëve të Kosovës është planifikuar për 1 shtator të vitit 2023”, ka shkruar Szunyog.

Më tej, ambasadori i BE-së Szunyog ka thënë se për këtë çështje është takuar edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin edhe Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.

“U takova me zonjën Presidente @VjosaOsmaniPRKS dhe të OKB-së @nzicherman për të diskutuar hapat që duhet të ndërmerren që regjistrimi të mbahet në kohë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe @EU_Eurostat rekomandimet”, ka shkruara në Twitter Szunyog.

#Kosovo🇽🇰 census is now scheduled for 1 Sept 2023.
Met tdy Madam President @VjosaOsmaniPRKS & the UN's @nzicherman to discuss steps that need to be taken for the census to be held on time & in line with international standards and @EU_Eurostat recommendations.
Lots of work ahead.

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 9, 2023

Ndërsa ai ka përfunduar duke thënë se ka shumë punë përpara.