Agjencitë e ndihmave thonë se Gaza ka nevojë për shumë më tepër ndihmë sesa 20 kamionët fillestarë për të cilët bëri të ditur presidenti amerikan, Joe  Biden, nga vizita e djeshme në Izrael.

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths, thotë se do të nevojiten rreth 100 kamionë në ditë.

Egjipti ka rënë dakord të rihapë pikën e tij kufitare me Gazën për t’i lejuar dërgesat, megjithëse përgatitja për këtë kërkon kohë.

Kontaktet diplomatike për ndihmën për palestinezët po vazhdojnë, me presidentin egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi, që do të presë sot Mbretin Abdullah të Jordanisë.

Si Egjipti, ashtu edhe Jordania kanë qenë në paqe me Izraelin për shumë vite dhe kanë luajtur role të rëndësishme ndërmjetësimi në konfliktet e mëparshme./BBC