Shefi i BIA-së të Serbisë, i përfshirë në procesin gjyqësor të Thaçit dhe të tjerëve

Një audioincizim i publikuar nga Gazeta Paparaci ka shfaqur ndikimin e shefit të Agjencisë serbe të Inteligjencës së Sigurisë për Kosovë, Bojan Dimiq. Në këtë audioincizim që përfshihet edhe një shqiptar, flitet për materialet që janë dërguar në Hagë dhe për punën për të gjetur materiale tjera që sipas incizimit janë kundër ish-krerëve të UCK-së që po mbahen në Hagë. Specifikisht emrat e përmendur janë të ish-presidentit, Hashim Thaci dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli

Pos dëshmitarëve, qoftë të Prokurorisë, qoftë të mbrojtjes, në procesin gjyqësor të ish-Presidentit, Hashim Thaci, ish-Kryeparlamentarit, Kadri Veseli e të tjerëve në Hagë mesa duket ndikim po tentojnë të kenë edhe inteligjenca serbe.

Një audio-incizim i siguruar nga gazeta Paparaci tregon që në këtë proces, ku përfshihen ish-kreret e shtetit të Kosovës kishte tentuar të ndërhyjë shefi i i Agjencisë serbe të Inteligjencës së Sigurisë për Kosovë, Bojan Dimiq.

E në audio-incizim përfshihet edhe një shqiptar të cilit gazeta i referohet si personi X.

Dhe bashkëbisedimi vijon për sigurimin e materialeve por edhe për ato që Dimiq supozon që i ka nisur për në Hagë.

Bojan Dimiq nga BIA ka thënë se “Po kemi dhënë, mjaft gjëra kemi dhënë, shumë kemi vërtetuar nëpërmes të materialit të fundit që kemi dërguar”.

Pos supozimit që disa materiale janë dërguar në Hagë, në audio-inqizim flitet për të vazhduar tutje këtë aktivitet.

Personi X ka thënë se “Po, po, por po mungon edhe diçka, vëlla, mungon edhe diçka”.

Dimiq ka thënë se “Përgatite ti edhe diçka çfarë mungon dhe unë do të mundohem ta zgjidhë këtë deri në fund të javës dhe”.

Personi X ka thënë se “A, kjo do të ishte super, kjo do të ishte super, së paku deri në fund të javës së ardhshme të kenë atje, kjo do të ishte super”.

Ky audoincizim sipas Gazetës Paparaci është realizuar pak ditë pas shkuarjes së Thaçit dhe Veselit në Hagë.

Në ndërkohë, avokati, Skender Musa i cili është i licencuar nga Gjykata Speciale po thotë se Sigurimi Shtetëror i Serbisë ka bërë shkelje flagrante.

Skender Musa, avokat ka thënë se “Sigurimet shteterore as BIA e Serbise nuk ka te drejte te mbledhe prova ne cështje penale, sugurimet shteterore grumbullojne informacione per siguri kombetare andaj kjo eshte shkelja e pare flagrante dhe nderhyrja e pare që shteti i Serbisë e benë ndaj qytetarëve të Kosovës”.

Andaj, Musa e ka një sugjerim për Prokurorinë Speciale

Musa ka thënë se “Një sigurim shteteror ka hyrë në territorin e Kosovës, ka fabriku, ka ndërtu prova, ka përgaditë dëshmitar, ka angazhu persona me gjete deshmitar të rrejshem dhe natyrisht do të ndikoj te Prokurori special që te gjitha provat e siguaruara nga ky zyrtar shteteror i BIA-se t’i vecoj dhe ti largoj nga shkresat e lendeve sepse janë prova te papranueshme”.

Fred Abrahamus nga organizata Human Right Ëatch në cilësinë e dëshmitarit I ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë, në deklarimin e tij para pyetjeve të mbrojtjes ka pranuar se disa prej informacioneve që i kishte përdorur për të ndërtuar raportin mbi Luftën  në Kosovë burimet i kishte marrë nga Qeveria Serbe.

 

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika