Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it vizitojnë veriun

Të shtunën e 19 nëntorit, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar veriun e vendit me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia

Pamje nga vizita





Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se ka vizituar veriun e Kosovës këtë të shtunë, së bashku me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Përmes një postimi Wigermark ka shtuar se “kanë pirë një kafe të këndshme në Mitrovicën e Veriut”.

Pamje nga vizita

“EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuara në rolet tona përkatëse të përgjigjes së sigurisë në Kosovë”.

“Sot në mëngjes shkuam në shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë së bashku me komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe më pas pimë një kafe të këndshme në Mitovica e Veriut. @EULEXKosovo  dhe #KFOR janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të përgjigjes së sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Lars-Gunnar Wigemark.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika