Shefi i EULEX-it: Situata në veri mund të përkeqësohet

"Situata aktuale në veri të Kosovës dhe në përgjithësi në Kosovë është e qetë, por ende e brishtë”

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet.

Sipas tij, situata në pjesën veriore të vendit është e qetë, por ende e brishtë.

“Situata aktuale në veri të Kosovës dhe në përgjithësi në Kosovë është e qetë, por ende e brishtë. Fatkeqësisht, ne kemi parë që kjo situatë mund të përkeqësohet shumë lehtë siç ndodhi fatkeqësisht gjatë muajit shtator, me sulmin e rëndë në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i policisë Afrim Bunjaku”, ka thënë Barbano në një intervistë në “A2CNN”.

Kurse, sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit, shefi i EULEX-it ka bërë të ditur se kanë komunikime me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe se kanë lehtësuar disa kërkesa për informacion nga Policia e Kosovës.

“EULEX-i është përgjegjës për bashkëpunimin policor, bashkëpunimin policor ndërkombëtar, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe shërbimeve policore ndërkombëtare, përfshirë Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Kur bëhet fjalë për ekstradimin, ky është bashkëpunim ndërkombëtar gjyqësor, i cili nuk është pjesë e mandatit tonë. Megjithatë, ne lehtësojmë shkëmbimin e informacionit nga Policia e Kosovës, zbatimin e ligjit ndërkombëtar, njësia kriminale dhe Interpoli. Por përgjegjësia për ekstradimin dhe njoftimin kalon përmes UNMIK-ut dhe subjekteve të tjera”, ka shtuar Barbano.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika