Shefi i EULEX-it takohet me presidenten Osmani, diskutojnë për situatën aktuale në Kosovë

Shefi i ri i EULEX-it, Giovani Pietro Barbano, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe mandatin e misionit të EULEX-it

Shefi i ri i EULEX-it, Giovani Pietro Barbano me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Shefi i ri i EULEX-it, Giovani Pietro Barbano e ka zhvilluar një “takim mirësjellje”, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovës, si dhe për mandatin e EULEX-it.

“Shefi i ri i Misionit #EULEX , Giovanni Pietro Barbano u takua me Presidenten e Kosovës ,VjosaOsmani. Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe mandatin e Misionit”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Në njoftim po ashtu thuhet se Barbano e ka shprehur mbështetjen për institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Barbano shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë drejt rritjes së pavarësisë, qëndrueshmërisë dhe pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, përmes komponentëve të ndryshëm të mandatit të EULEX-it”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika