Shefi i Google: Asnjë kompani nuk do të jetë imun ndaj rënies së investimeve në AI

Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të Google, Alphabet, ka paralajmëruar se çdo kompani mund të preket nëse vlerat e investimeve në inteligjencën artificiale (AI) bien papritur.

Në një intervistë ekskluzive për BBC, Pichai e përshkroi rritjen e investimeve në AI si një “moment jashtëzakonisht të madh”, por paralajmëroi për elemente të “irracionalitetit” në këtë bum.

Kur foli për “bubullimën e AI-së”, ai i referohej një situate ku vlerat e kompanive dhe investimeve janë rritur shumë shpejt, shpesh më shumë se sa justifikohet nga fitimet reale.

Në rast se entuziazmi dhe investimet tkurren papritur, shumë kompani mund të humbasin shumë para.

I pyetur nëse Google do të ishte i imun ndaj një krize të tillë, Pichai tha:
“Mendoj se asnjë kompani nuk do të jetë e imun, përfshirë edhe ne.”

Vlera e Alphabet ka dyfishuar brenda shtatë muajve, duke arritur në 3.5 trilionë dollarë, ndërsa kompania zhvillon çipe të specializuara për AI që konkurrojnë me Nvidia-n, e cila së fundmi arriti një vlerësim prej 5 trilionë dollarësh.

Pichai theksoi se investimet në AI mund të tejkalojnë pritshmëritë reale, por nuk ka dyshim se AI-ja do të ketë një ndikim të madh në të ardhmen, siç ndodhi me internetin: “Pres që AI të ketë të njëjtin ndikim revolucionar, edhe pse në këtë moment ka elemente irracionaliteti në treg”.

Pichai gjithashtu pranoi se nevoja e madhe për energji e aktivitetit të Alphabet në zhvillimin e inteligjencës artificiale mund të ndikojë në arritjen e objektivave klimatike të kompanisë.

Megjithatë, ai theksoi se Alphabet ka ende plan për të arritur zero emetime neto deri në vitin 2030, duke investuar në teknologji të reja të energjisë.

“Shkalla me të cilën shpresonim të bënim përparim do të ndikohet,” tha ai.

Shefi i Alphabet gjithashtu foli për ndikimin që AI do të ketë në tregun e punës, duke e quajtur atë “teknologjinë më të thellë” mbi të cilën ka punuar njerëzimi.

Ai paralajmëroi se AI do të ndryshojë disa vende pune dhe njerëzit do të duhet të përshtaten. Ata që mësojnë të përdorin këto teknologji do të kenë rezultate më të mira.

“Do të duhet të punojmë për të kapërcyer përçarjet shoqërore, por kjo gjithashtu krijon mundësi të reja”, shtoi ai.

Pichai theksoi se, pavarësisht profesionit – qoftë mësues apo mjek – AI nuk do t’i zëvendësojë këto punë, por ata që do të arrijnë sukses janë ata që mësojnë si të përdorin këto mjete për t’u përmirësuar në punën e tyre.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika