Tahiri i kërkon ‘llogari’ Kurtit për takimin me emisarët

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti të ofrojë një deklaratë publike dhe të japë detaje të mëtejshme në lidhje me takimin e tij me pesë emisarët

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të duhej që pas takimit më pesë emisarët të deklarohej për medie e të jepte më shumë detaje për qytetarët.

Madje tha se një sqarim të tillë, kreu i Qeverisë ia ka borxh qytetarëve, duke i kërkuar që të ketë bashkëpunim me aleatët, sidomos me ShBA-në.

“Kryeministri iu ka borxh të gjithë qytetarëve që të mbajë një konferencë dhe të flasë për qëndrimi e tij në lidhje me atë vizitë. Gjëja e parë që kryeministri duhet ta bëjë është ta dimë se ku qëndron vendi jonë nga këto kërkesa. I bëjmë thirrje kryeministrit që të ketë një bashkëpunim me aleatët e sidomos me ShBA-në. Ne po kërkojmë që të ketë një hetim ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Sa i përket deklaratës së presidentes Vjosa Osmani “se kush do betejë politike më të, betejë do të ketë”, ai tha se opozita nuk do të ketë betejë politike, por betejën Kushtetuese ajo veç se e ka humbur.

“Edhe këtu presidentja tregoi që është e paanshme. Nuk është për presidenten që të bëjë politikë me opozitën. Presidentja po na kërkon betejë politike, por ne do t’i japim betejë Kushtetuese ”, vijon ai.

Për mosdektretimin e kryeprokurorit tha se janë duke bërë një analizë për ta parë se ku janë shkeljet në këtë rast.

Ai tha se Osmani ka bërë shkelje serioze sa i përket kësaj çështjeje dhe se ato shkelje, sipas tij, “mund ta qojnë në shtëpi”.

“Ne e kemi theksuar që na duhet një kohë e që ta bëjmë një analizë që ku tregohet se a ka shkaktuar shkelje presidentja. Tashmë e dimë që ajo ka bërë dy shkelej serioze duke mosdekretuar për 18 muaj kryeprokurorin e shtetit dhe e dyta mosdekretimi i kryeprokurorit. Draftin do ta kemi gati nesër sa i përket kësaj çështjeje dhe do ta shpërndajmë. Nuk jemi për mi pri bajrakut sa i përket kësaj çështjeje”, ka përfunduar Tahiri.

Shija e redaktorit

Vizitë historike në Tiranë: Kryeministri britanik Starmer pritet me ceremoni...

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë – vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik...

Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve...

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së...

Zyrtarisht sot, më 14 maj 2025, është vendosur gurëthemeli për Dukagjini Resort - destinacioni i ardhshëm luksoz që po ngrihet në zemër të bregdetit...

Të fundit nga rubrika