Shefi i kabinetit të Konjufcës: Kjo qeveri nuk është fajtore për problemet në polici

Ilir Kerçeli - shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është fajtore për problemet në polici dhe se kërkesa për sigurim shëndetësor për policët sipas tij është e papërshtatshme përkundër se ata po sfidohen nga sulmet

Pjesëtar i Policisë së Kosovës, Mitrovicë e Veriut

Ndonëse pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin cak i sulmeve në veri të Kosovës, Ilir Kerçeli – shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria aktuale, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, nuk është fajtore për problemet që po ndodhin në institucionin e policisë.

Ai ka theksuar se nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë paga më të larta, “por as nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje, për këto probleme”.

“Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë, kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve”, ka shkruar ai.

lir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca,

Derisa sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës janë edhe kërkesat e policëve, Kërçeli, përmes një postimi në Facebook, nuk e ka parë të përshtatshme kohën kur po raportohen temat e tilla. Kjo, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj policisë gjatë ditëve të fundit.

Ai ka thënë se është koha për motivim, “kurajo e mbështetje për policinë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tonë”.

Ndërkaq, të premten në mëngjes, policë të Kosovës janë sulmuar me granatë dore e kallashnikov. Këtë sulm ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur terrorist.

Sulm ndaj Policisë së Kosovës

Lidhur me këtë, Sindikata e policisë së Kosovës ka thënë se kjo pasqyron punën me rrezik për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policorë.

“Këto janë rastet më të freskëta që institucionet e Kosovës ta kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që ta përmirësojnë mirëqenien dhe t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës”, thuhej në reagim.

Ndryshe, më 15 prill të vitit 2022, përmes një konference të jashtëzakonshme, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë më drejtorin e policisë, Samedin Mehmeti, kishin bërë të ditur se në mëngjesin e së premtes dy vetura të Policisë së Kosovës, të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, ishin sulmuar, me armë automatike dhe granatë dore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri Sveçla kishte potencuar se brenda katër ditësh kanë ndodhur katër sulme që lidhen me njëri-tjetrin, teksa shtonte se këto sulme vijnë si pasojë e luftës ndaj krimit, korrupsionit dhe kontrabandës që po e luftojnë bashkë me Policinë e Kosovës.

Sërish sulm ndaj Policisë së Kosovës në veri

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika