Shefi i NATO-s nis cikël vizitash në rajon, të hënën vjen në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg do të fillojë një cikël të vizitave në Ballkan, ku ndër të tjera do të jetë i pranishëm edhe në Kosovë. Të hënën ai do të takohet me Presidenten dhe Kryeministrin e vendit, e po ashtu do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e këtij misioni të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Shqetësimet e ngritura për mundësinë e nxitjes së një lufte në Ballkan nga Rusia, do ta sjellin në rajon shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ciklin e vizitave ai do ta nisë të dielën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kurse të hënën, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake veri-atlantike do të jetë në Kosovë do të zhvillojë takime me krerët e shtetit, po ashtu edhe KFOR-it.

“Do të ketë diskutime me znj. Vjosa Osmani-Sadriu dhe z. Albin Kurti. Ai gjithashtu do të vizitoj kampin Nothing Hill të KFOR-it të NATO-s, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave. Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneralin Hammerstein”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të NATO-s.

E, kjo vizitë nuk po duket të jetë e rastësishme, sepse njohësit e sigurisë në vend po e lidhin atë me paralajmërimin e Presidentit të Ukrainës, Volodimyr Zelensky i cili ka thënë që Rusia po synon të nisë një luftë në Ballkan.

“Kjo vizite lidhet me ketë deklaratë jo në mënyrë të drejtpërdrejt por që ka të bëjë me shqetësimet që i ka NATO në përgjegjësi për situatën në Kosovë dhe në Ballkan prandaj edhe vizita e tij me krerët e shtetit dhe komandantin e KFOR është tregues se ai në aspektin diplomatik dhe politik ka shqetësimet e tija për sa I përket sigurisë në Kosovë”, ka thënë Hysen Gecaj.

Ndërsa sipas ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, shteti i Kosovës duhet të informohet vazhdimisht për gjendjen e sigurisë në rajon.

“Është çështje ekzistenciale vizita e tij në Kosovë dhe jo vetëm për të parë situatën se çfarë por njëkohësisht po shpresoj edhe për të marr informata për situatën në të cilën gjendemi prandaj duhet një komunikim i vazhdueshëm sidomos ne NATO-n e SHBA-të”, ka thënë Zeka.

Pas Kosovës, shefi i NATO-s do të vazhdoj vizitën në Serbi dhe pastaj në Shqipëri.

Në Tiranë, Stoltenberg do të marrë pjesë në një takim me liderët e shteteve aleate nga rajoni, ku përfshihen Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika