Shefi i OKB-së denoncon ‘shkatërrimin’ në Ukrainë në sy të ministrit rus

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka denoncuar të hënën "shkatërrimin" e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të kryesuar nga ministri i jashtëm rus

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Foto: Alina Yarysh (Reuters)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka denoncuar të hënën “shkatërrimin” e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të kryesuar nga ministri i jashtëm rus.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha para ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se pushtimi rus është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe po “shkakton vuajtje masive” për popullin ukrainas.

Ai shtoi se kjo “po i shton dislokimit ekonomik global të shkaktuar nga pandemia Covid-19”.

Guterres tha se bota po përballet me “kriza të pashembullta dhe të ndërlidhura”.

“Tensionet midis fuqive të mëdha janë në një kulm historik. Po ashtu edhe rreziqet e konfliktit, nëpërmjet fatkeqësive apo llogaritjeve të gabuara,” shtoi shefi i OKB-së, i ulur pranë Lavrov.

Rusia mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit në prill dhe organizoi takimin si një nga ngjarjet e shënjuara të mandatit të saj.

Rusia është nën sanksione nga Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Deri më sot, mijëra civilë janë vrarë në Ukrainë, miliona janë larguar nga shtëpitë dhe dhjetëra qytete janë shkatërruar. REL

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika