Shefi i OKB-së ka kritikuar ‘lakminë’ dhe ‘fitimet e egra’ të kompanive të mëdha të naftës dhe gazit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se ne po shohim fitime të tepruara dhe të egra nga industria e naftës dhe gazit në një kohë kur të gjithë po humbasin para, kjo lakmi qesharake po ndëshkon më të varfërit dhe më të cenuarit, ndërsa shkatërron shtëpinë tonë të vetme të përbashkët, planetin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres

Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka kritikuar ashpër “lakminë” e kompanive të mëdha të naftës dhe gazit që po bëjnë fitime “të egra” në kurrizin e disa prej njerëzve më të varfër në botë.

Guterres ka thënë se kriza është shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe i’u ka bërë thirrje qeverive kombëtare të tatojnë fitimet e mëdha të kompanive.

“E vërteta është se ne po shohim këto fitime të tepruara, të egra nga industria e naftës dhe gazit në një kohë kur të gjithë po humbasim para”, ka thënë Antonio Guterres në një konferencë për shtyp.

“Është e pamoralshme që kompanitë e naftës dhe gazit po bëjnë fitime rekord nga kjo krizë energjetike, në kurrizin e njerëzve dhe komuniteteve më të varfëra, me kosto masive për klimën”.

“Ndaj “u bëj thirrje të gjitha qeverive që të tatojnë këto fitime të tepërta dhe të përdorin këto fonde për të mbështetur më të rrezikuarit në këto kohë të vështira”, shtoi ai, duke vënë bast se një lëvizje e tillë do të ishte padyshim “popullore”, është shprehur Guterres.

Ai ka vlerësuar se në tremujorin e parë të 2022, kompanitë kryesore të naftës dhe gazit do të bënin rreth 100 miliardë dollarë fitime. Ndërsa me rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit, BP, ExxonMobile, Chevron, Shell dhe TotalEnergies kanë njoftuan për fitime të mëdha në tremujorin e dytë, raporton euronews.

“Kjo lakmi qesharake po ndëshkon më të varfërit dhe më të cenuarit, ndërsa shkatërron shtëpinë tonë të vetme të përbashkët, planetin,” ka shtuar Guterres.

Që nga vlerësimi i mëparshëm në qershor, “ndikimet e krizës së fuqisë blerëse po ndihen më thellë dhe gjerësisht në të gjithë botën”, thuhej në raport.

Ai ka theksuar se deri në fund të vitit 2022, 345 milionë njerëz në 82 vende mund të jenë të pasigurt me ushqim, një rritje prej 47 milionë si rezultat i luftës.

“Shumë vende në zhvillim po mbyten në borxhe, nuk kanë akses në financa, po përpiqen të rikuperohen nga pandemia Covid-19 dhe mund të jenë në greminë,” paralajmëroi Guterres, duke vënë në dukje “shenjat paralajmëruese të një vale trazirash ekonomike, sociale dhe politike. që nuk mund të kursente asnjë vend”, ka thënë Guterres.

Në këtë kontekst, raporti, i cili është fokusuar në “krizën e madhe energjetike”, i’u ka bërë thirrje qeverive të identifikojnë popullsitë më të cenueshme dhe t’u ofrojnë atyre akses në energji “të përballueshme”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika