Shefi i OSBE-së në Kosovë: Vendimi për Klan Kosovën thellon shqetësimin tonë

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova ka thënë se i njëjti vendim thellon shqetësimin e tyre

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport,

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova.

Përmes një postimi, Davenport ka thënë se ky vendim thellon shqetësimin e tyre.

“Besoj se në diskutimet e tij Komisioni i Pavarur për Media do të respektojë përgjegjësinë e tij për të mbrojtur lirinë dhe pluralizmin e medias në Kosovë”, ka shkruar Davenport.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika