Shefi i Pentagonit paralajmëron aleatët aziatikë për kërcënimin nga Kina

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar të shtunën se kërcënimi që vjen nga Kina është i vërtetë dhe se mund të jetë i menjëhershëm, teksa iu ka bërë thirrje aleatëve të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Indo-Paqësorit që të rrisin shpenzimet në fushën e mbrojtjes.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar të shtunën se kërcënimi që vjen nga Kina është i vërtetë dhe se mund të jetë i menjëhershëm, teksa iu ka bërë thirrje aleatëve të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Indo-Paqësorit që të rrisin shpenzimet në fushën e mbrojtjes.

Tek ka folur për herë të parë në “Shangri-La Dialogue” në Singapor, forumi kryesor i Azisë për shefat e mbrojtjes, ushtarakët dhe diplomatët, Hegseth ka nënvizuar se rajoni i Indo-Paqësorit është prioritet për administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, ka raportuar Reuters.

“Nuk ka asnjë arsye për ta fshehur. Kërcënimi që paraqet Kina është real dhe mund të jetë i menjëhershëm”, ka thënë Hegseth. 

Ai ka shtuar se çdo tentativë nga Kina për të pushtuar Tajvanin “do të sillte pasoja shkatërruese për Indo-Paqësorin dhe për botën”, dhe po ashtu përsëriti komentet e Trumpit se Kina nuk do të pushtojë Tajvanin gjatë periudhës sa ai është në detyrë.

Kina e sheh Tajvanin si territorin e saj dhe ka premtuar të “ribashkohet” me ishullin demokratik dhe autonom, madje duke përdorur forcën nëse është e nevojshme. Ajo ka rritur presionin ushtarak dhe politik për të vërtetuar këto pretendime, përfshirë intensifikimin e stërvitjeve ushtarake rreth Tajvanit.

Sidoqoftë, komentet e tij për nevojën që aleatët të rrisin shpenzimet, do të shkaktojnë mjaft shqetësim mes partnerëve të SHBA-së, edhe pse ekspertët kanë vlerësuar se Hegsethi do të hasë në audiencë relativisht miqësore në Singapor. 

Ministri kinez i Mbrojtjes, Dong Jun, ka vendosur të anashkalojë këtë forum të rëndësishëm të sigurisë në Azi, teksa Pekini ka dërguar vetëm një delegacion akademik.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika