Shefi i Pentagonit: SHBA do të dërgojë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan

Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të dërgojnë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Fotografi nga arkivi. Foto: Reuters

Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të dërgojnë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të ofrojnë ndihmë shtesë të sigurisë për Tajvanin, përmes autoritetit të tërheqjes presidenciale, që Kongresi ka autorizuar vitin e kaluar”, tha Austin para ligjvënësve.

Autoriteti i tërheqjes presidenciale është një mekanizëm që ofron ndihmë të sigurisë dhe përmes tij janë dërguar edhe armatime për Ukrainën.

Më herët gjatë këtij muaji, Reuters ka raportuar se Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përmes këtij mekanizmi planifikon të dërgojë ndihmë ushtarake në Tajvan në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Tajvani është ishull vetëqeverisës, që Kina pretendon se është pjesë e saj dhe Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të rimarrë nën kontroll ishullin.

Që nga viti 1979, raportet SHBA-Tajvan janë vendosur në bazë të Aktit të Raporteve me Tajvanin, që ofron bazë ligjore për t’i dhënë Tajvanit mjetet e nevojshme për ta mbrojtur veten, por nuk thotë se SHBA-ja do t’i ndihmojë Tajvanit në rast të ndonjë sulmi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika