Shefi i stafit të kryeministrit i quan disa media kriminale

Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit,  i ka sulmuar ashpër disa media duke thënë se ato kanë lidhje me biznese kriminale.

Dalipi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka media në Kosovë, qëllimi i të cilave është, ta shantazojnë qeverinë dhe ta manipulojnë publikun.

“Thurja e gënjeshtrave apo kurtheve dhe plasimi i tyre në portale i bën këto të fundit të ngjasojnë me kompani të kriminalizuara që model biznesi kanë shpifjen dhe tentimin për të shantazhuar qeverinë dhe/apo manipuluar publikun, ose thjeshtë për të fituar pandershëm sa më shumë përmes klikimeve/shikueshmërisë së ‘lajmeve’ të tyre”, ka shkruar Dalipi në profilin e tij në Facebook.

Tutje, Dalipi në shkrimin e tij, ka vazhduar me gjuhën e njëjtë, duke thënë se ka portale që duan të hakmerren sepse, sipas tij, Qeveria e Kosovës po punon mirë.

“Tash, kur më në fund kemi qeverisje të mirë dhe ndalesë të kontratave të tilla të dëmshme, disa portale po tentojnë të hakmerren. Leje që nuk i shfaqin lajmet për goditjet gati të përditshme që shteti po ia bën krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe plasohen shpifje”, ka shkruar ai.

Në lidhje me statusin e shefit të stafit të kryeministrit, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Në komunikatën e tyre thuhet se “gjuha e zotit Dalipi është në vazhdimësi të sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe rëndon klimën e të bërit gazetari në vend”

AGK-ja konsideron se gjuha e përdorur nga Luan Dalipi, është gjuhë linçuese.

“AGK-ja konsideron se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim”, thuhet në komunikatën e tyre.

Muaj më parë, gjuhë të përafërt kishte përdorur edhe bashkëshorti i Presidentes, Vjosa Osmani, duke i quajtur mediat “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Shija e redaktorit

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Skender Beck, shqiptari nga Amerika na dërgon tinguj të Rock’n...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku dolën shumë artistë të mëdhenjë si Bob Dylan, Jim Morrison, Jimi Hendrix, dhe shumë të tjerë, nga...

Më të lexuarat

Babai i Marigona Osmanit: Në qoftë se Marigona do të...

Në Shëngjin kishin qëndruar rreth 3-4 orë, në një bisedë me Dardanin, babait të Marigona Osmanit i ishte dukur si njeri i qetë. Për...

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

Babai i Marigona Osmanit: Nëna e Krivaqës më thoshte kam...

Muhabi Osmani - babai i të ndjerës, Marigona Osmani, e ka përshkruar këtë të fundit si një vajzë të qetë, të urtë e të...

Të fundit nga rubrika