Shefi i stafit të presidentes: ‘Ballkani i Hapur’ po shihet si instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Twitter ka thënë se Lavrov e sheh nismën e “Ballkanit të Hapur” si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit

Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, i cili ka thënë se Rusia e përkrah Ballkanin e Hapur, duke e quajtur si iniciativë të Serbisë, ka reaguar shefi i stafit të presidentes, Vjosa Osmani.

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Twitter ka thënë se Lavrov e sheh nismën e “Ballkanit të Hapur” si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia.

“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Vela.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Abazi i ka komentuar deklaratat e Lavrovit, duke shtruar pyetjen se nëse Rusia e përkrah Ballkanin e Hapur dhe njëkohësisht po e shkatërron Ukrainën, a do të thotë se gjithkush që e përkrah këtë iniciativë e përkrah edhe shkatërrimin e Ukrainës.

“Kur Lavrov mbështet konkretisht ‘Open Balkan’, ndërkohë që po shkatërron hapur Ukrainën, a do të thotë kjo se kushdo që mbështet ‘Open Balkan’ po mbështet gjithashtu shkatërrimin e Ukrainës! Dhe çfarë është në të vërtetë Ballkani i Hapur?”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe, samiti i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”, do të mbahet më shtatë dhe tetë qershor.

Pos tri shteteve themeluese të kësaj iniciative, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve të tjera fqinje, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në takimin i cili do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse.

Abazi: A do të thotë se kushdo që mbështet ‘Open Balkan’ po e mbështet gjithashtu shkatërrimin e Ukrainës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika