Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, dënoi sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit, si dhe sulmet hakmarrëse të Iranit, duke thënë se civilët do të paguajnë çmimin përfundimtar.

Turk u bëri thirrje palëve të ktheheshin në tryezën e negociatave, ku kishin kërkuar në mënyrë aktive një zgjidhje vetëm disa orë para fillimit të sulmeve ushtarake.

“Unë kam paralajmëruar tashmë se mosveprimi në këtë drejtim rrezikon një konflikt edhe më të gjerë, që në mënyrë të pashmangshme do të çojë në vdekje të mëtejshme të pakuptimta civile dhe shkatërrime në një shkallë potencialisht të paimagjinueshme, jo vetëm në Iran, por në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme”, tha ai raporton Reutes përcjell Dukagjini.