Shefi i ushtrisë serbe: Kërkojmë nga KFOR-i të marrë masa urgjente për mbrojtjen serbëve në Kosovë

"Kërkojmë që të merren masa urgjente për mbrojtjen e popullatës serbe. Ushtria serbe i përmbush të gjitha obligimet ligjore nga Rezoluta 1244. Është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush obligimet e veta"

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, në një konferencë për media ka thënë se kërkojnë nga KFOR-i që të marrin masa urgjente për mbrojtjen e serbëve në Kosovë.

Mosjsilovi ka bërë të ditur se e ka informuar komandantin e KFOR-it se janë duke i përcjellë ngjarjet e fundit në veri të Kosovës,

“Terrori nga Kurti nuk është më fizikisht i durueshëm. Në pajtim me të gjitha faktet, dhe për shkak të bashkëpunimit korrekt dhe profesional që kemi, e informova komandantin e KFOR-it që po përcjellim ngjarjet me ankth të madh dhe kërkojmë masa urgjente nga ta për të mbrojtur popullin serb dhe të drejtën e tyre të mbijetesës. Kjo është lutja jonë për njësitet e KFOR-it dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk është duke i përmbushë obligimet e veta, ndryshe nga ushtria serbe, e cila “është duke i përmbush”.

“Kërkojmë që të merren masa urgjente për mbrojtjen e popullatës serbe. Ushtria serbe i përmbush të gjitha obligimet ligjore nga Rezoluta 1244. Është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush obligimet e veta. Nëse Forcat e Armatosura marrin urdhër nga Komandanti Suprem, ato do të kryejnë të gjitha detyrat e tyre në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika