Shefi i “Wagner”-it zotohet të ndëshkojë udhëheqësit ushtarakë rusë

Grupi “Wagner” është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në Ukrainë. Ky grup është akuzuar për "rebelim të armatosur". Lideri i tyre akuzoi ushtrinë ruse për lëshimin e një sulmi vdekjeprurës me raketa ndaj trupave të tij dhe u zotua se do t'i ndëshkonte ata

Kreu i grupit mercenar rus “Wagner” është zotuar të “shkojë deri në fund” për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e akuzoi atë për “rebelim të armatosur”.

Yevgeny Prigozhin tha se luftëtarët e tij të “Wagner” kishin kaluar kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don, gjersa theksoi se njerëzit e tij do të shkatërronin këdo që do t’i pengonte në rrugën e tyre.

Guvernatori lokal u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë brenda.

Siç raporton BBC, Prigozhin pretendoi se forcat e tij kishin rrëzuar një helikopter ushtarak rus që “hapi zjarr ndaj një kolone civile”. Ai nuk dha një vendndodhje dhe pohimi nuk mund të verifikohej menjëherë.

Grupi “Wagner” është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në Ukrainë.

Tensioni është rritur në mes tyre për mënyrën se si është zhvilluar lufta e sidomos me kritikat e me Prigozhin muajt e fundit lidhur me udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

Të premten, lideri mercenar 62-vjeçar akuzoi ushtrinë për lëshimin e një sulmi vdekjeprurës me raketa ndaj trupave të tij dhe u zotua se do t’i ndëshkonte ata. Lidhur me sulmin, ai nuk ka dhënë prova.

“Ata që vranë djemtë tanë dhe dhjetëra mijëra jetë të ushtarëve rusë [në luftën në Ukrainë] do të ndëshkohen”, tha ai në një mesazh audio të postuar në platformën e mediave sociale Telegram. “Ky nuk është një grusht shteti ushtarak, por një marshim drejtësie. Veprimet tona nuk ndërhyjnë në asnjë mënyrë me trupat.”

Tashmë, autoritetet kanë kërkuar që ai të ndalojë “veprimet e tij të paligjshme”.

Siguria në Moskë u rrit të premten mbrëma në vendet kryesore në Moskë, duke përfshirë ndërtesat qeveritare dhe objektet e transportit, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Guvernatori i rajonit Lipetsk të Rusisë po kërkon gjithashtu nga banorët që të mos udhëtojnë në jug.

Shtëpia e Bardhë tha se po monitoronte situatën dhe do të konsultohej me aleatët e SHBA-së.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika