Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave në veri, ku ka vlerësuar procesin e dorëzimit të qeverisjes lokale dhe funksionalizimin e institucioneve të reja komunale.
Në një postim në platformën X, Orav ka theksuar se tranzicioni institucional është kryer pa asnjë problem dhe plotësisht në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës.
“Gjatë takimit me 4 kryetarë të rinj të komunave veriore në Zveçan, përshëndeta dorëzimin pa probleme të qeverisjes vendore në përputhje me ligjet e Kosovës.
Ritheksova nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe vendore dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës”, ka shkruar Orav në Facebook.