Shefi OBSH-së: Fundi i pandemisë Covid-19 është afër

Shefi i OKB-së ka deklaruar se bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t'i dhënë fund pandemisë Covid-19

Shefii OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19, ka thënë të mërkurën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ai u ka kërkuar kombeve t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër virusit që ka vrarë mbi gjashtë milionë persona.

“Ne nuk jemi ende atje. Por fundi është në dukje,” u tha gazetarëve drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë virtuale për shtyp, shkruan Reuters.

Vdekjet nga COVID-19 javën e kaluar ishin më të ulëtat që nga marsi 2020, raportoi agjencia e OKB-së.

“Ne presim që të ketë valë të ardhshme infeksionesh, potencialisht në pika të ndryshme kohore anembanë botës shkaktuar nga subvariantë të ndryshëm të Omicronit apo edhe variante të ndryshme shqetësimi,” tha epidemiologia e lartë e OBSH, Maria Van Kerkhove.

Rastet e lisë së majmunëve, gjithashtu, ishin në një tendencë rënëse, por Tedros u kërkoi vendeve ta vazhdonin luftën.

“Ashtu si me COVID-19, kjo nuk është koha për t’u çlodhur ose për të hequr kujdesin tonë” ka shtuar Tedros, duke potencuar edhe rrezikun nga lia e majunëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika