Shefi rus i Wagner thotë se mbi 20 mijë luftëtarë të tij vdiqën në Bakhmut

Kreu i grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se më shumë se 20 mijë luftëtarë të grupit të tij kanë vdekur gjatë luftimeve në Bakhmut

Forcat ukrainase duke qëlluar me artileri drejt caqeve ruse afër Bakhmutit. 13 prill 2023, Reuters.

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, ka deklaruar se grupi i tij ka humbur mbi 20 mijë luftëtarë në betejën për kontrollin e qytetit lindor ukrainas të Bakhmutit.

Shifra e të vrarëve, e paraqitur nga Yevgeny Prigozhin, përbën 20 për qind të 50 mijë të dënuarve rusë që ai rekrutoi për luftën në Ukrainë.

Ky numër i luftëtarëve të vrarë vetëm në betejën për Bakhmutin është shumë i lartë, krahasuar me numrin e ushtarëve që Rusia pretendon se i janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, përkatësisht Moska pretendon se që nga nisja e pushtimit në shkurtin e kaluar, i janë vrarë mbi 6 mijë ushtarë.

Analistët besojnë që në nëntë muaj betejë në Bakhmut, janë vrarë dhjetëra mijëra ushtarë, në mesin e të cilëve edhe të dënuar që ishin rekrutuar e që besohet se janë trajnuar pak ose aspak para se të dërgoheshin në fushëbetejë.

Prigozhin, gjatë një interviste të publikuar të martën mbrëma, të realizuar nga Konstandin Dolgov, një politolog proKremlinit, tha se qëllimi i Rusisë për “çmilitarizimin” e Ukrainës – që u proklamua si qëllimi i nisjes së pushtimit – ka dështuar sepse ushtria ukrainase është bërë më e fortë pas furnizimeve me armë dhe trajnimeve nga aleatët e saj perëndimorë.

Shefi i Wagner-it po ashtu ka thënë se forcat e Kremlinit kanë vrarë civilë gjatë luftës, gjë që Moska vazhdimisht e ka mohuar, raporton REL.

Prigozhin, një biznesmen i pasur që ka lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin, njihet për deklaratat e tij kritikuese ndaj komandantëve ushtarakë rusë.

Muajin e kaluar, ai akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se nuk po furnizon trupat e tij me municione dhe kërcënoi se do t’i tërheqë mercenarët nga Bakhmuti.

Gjatë intervistës, ai po ashtu ka thënë se ka shumë të ngjarë që kundërofensiva e Kievit, që pritet të nisë në javët në vijim, mund të largojë trupat ruse nga jugu dhe lindja e Ukrainës, por edhe nga Krimeja e aneksuar, marrë parasysh mbështetjen e vazhdueshme që ka Kievi nga Perëndimi.

“Skenari pesimist: ukrainasve u jepen raketa, ata përgatisin trupat, sigurisht ata do ta vazhdojnë ofensivën e tyre, duke tentuar të kryejnë një kundërofensivë”, ka thënë ai.

“Ata do ta sulmojnë Krimenë, do të tentojnë ta shkatërrojnë urën e Krimesë [që e lidh këtë gadishull të aneksuar ukrainas me territorin e Rusisë], të ndërpresin linjat e furnizimit. Prandaj, ne duhet të përgatitemi për luftë të ashpër”, ka shtuar ai.

Rusia ka pretenduar se ka shënuar fitore në Bahmut, por Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 24 maj se “luftimet e ashpra” po vazhdojnë brenda Bakhmutit.

Bahmuti gjendet në provincën e Donjeckut, që është një prej katër provincave që vitin e kaluar Rusia pretendoi se i ka aneksuar. Këto katër provinca janë pjesërisht në kontrollin e forcave të Moskës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika