Shefja e Shërbimit Sekret në SHBA jep dorëheqje pas atentatit ndaj Donald Trump
Drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kimberly Cheatle ka dhënë dorëheqje të martën e 23 korrikut nën presionin e madh të republikanëve dhe demokratëve të zemëruar nga dështimi i agjencisë për të parandaluar një atentat kundër ish-presidentit Donald Trump. “Në dritën e ngjarjeve të fundit, me zemër të rëndë kam […]
Drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kimberly Cheatle ka dhënë dorëheqje të martën e 23 korrikut nën presionin e madh të republikanëve dhe demokratëve të zemëruar nga dështimi i agjencisë për të parandaluar një atentat kundër ish-presidentit Donald Trump.
“Në dritën e ngjarjeve të fundit, me zemër të rëndë kam marrë vendimin e vështirë për t’u dorëhequr si drejtoresha juaj,” shkroi Cheatle në një letër drejtuar stafit, duke thënë se ajo mori “përgjegjësinë e plotë” për dështimin./WP















