Shefja e UNMIK-ut në OKB e akuzon Kosovën: Ka pasur shpjegim të kufizuar për rregulloren e BQK-së
Shefja e misionit të tejskaduar të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Karoline Zijade, në Këshill të Sigurimit e ka akuzuar Kosovën se me vendimin e Bankës Qendrore për ndalimin e dinarit nuk është vepruar për shtensionim. “Në frymën e parandalimit të konfliktit, duhet t’u fitohen mendjet dhe zemrat e komunitetit”, ka thënë ajo. Më tutje, ajo […]
Shefja e misionit të tejskaduar të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Karoline Zijade, në Këshill të Sigurimit e ka akuzuar Kosovën se me vendimin e Bankës Qendrore për ndalimin e dinarit nuk është vepruar për shtensionim.
“Në frymën e parandalimit të konfliktit, duhet t’u fitohen mendjet dhe zemrat e komunitetit”, ka thënë ajo.
Më tutje, ajo ka theksuar se autoritetet shtetërore të Kosovës nuk kanë ofruar kohë të mjaftueshme për serbët lokalë të Kosovës për zbatimin e Rregullores së BQK-së.
“Ka pasur shpjegim të kufizuar për rregulloren e BQK-së, pavarësisht se për serbët që nga 1999 ka qenë de-fakto mjeti ligjor i pagesës. Dhjetëra mijëra janë prekur”, ka thënë Zijade.
Në fund Zijade ka bërë thirrje për Kosovën duke thënë se duhet të kenë konsideratë popullatën, sepse nxisin tensione edhe pse vendimi ka legalitet.















