Shefja e UNMIK-ut: Prishtina dhe Beogradi rrezikojnë kthimin prapa të dialogut

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka filluar me prezantimin e raportit gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut

Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh





Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh në prezantimin e raportit gjashtëmujor për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se “që nga pranvera e kaluar ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të disa përshkallëzimeve në retorikën politike mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe të disa momenteve të tensioneve akute në terren.”

Këto tensione kërcënojnë të kthejnë prapa shumë gjëra të arritura tashmë përmes dialogut të mbështetur nga Bashkimi Evropian, ka thënë Ziadeh.

Sipas shefes së UNMIK-ut, kur punohet së bashku në mënyrë koherente dhe efektive mund të kontribuohet për të sqaruar keqkuptimet dhe për të shmangur përshkallëzimet që mund të ndodhin.

Ziadeh ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës mbetet e fokusuar në adresimin e çështjeve kritike në lidhje me sundimin e ligjit; përpjekje që presim të jenë vërejtur nga shtetet anëtare evropiane që peshojnë qëndrimet e tyre për liberalizimin e vizave dhe të udhëtimit për popullin e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë për të mbështetur një të ardhme më të mirë për Kosovën. Qëllimi i UNMIK-ut është që të kontribuojë në efekte pozitive. UNMIK angazhohet për krijimin e mundësive për të promovuar atmosferë të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara

“Gjithashtu mund të ndihmojmë të fuqizojmë liderët vizioni i të cilëve i njeh dobitë e reduktimit të tensioneve, e jo i atyre që nxisin tensione. Ne do vazhdojmë te ofrojmë të gjithë mbështetjen e mundshme për suksesin e këtij dialogu”, ka shtuar ajo.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit po merr pjesë edhe Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila do të prezantojë qëndrimet e Republikës së Kosovës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika