Sheholli deklarohet i pafajshëm, mbrojtja heq dorë nga kundërshtimi i aktakuzës

Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm për dy veprat penale për të cilat akuzohet, “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Deklarimi i tij është bërë në seancën fillestare që po mbahet ndaj tij.

Ndërkaq, avokati i Shehollit ka thënë se, në pajtim me klientin e tij, kanë vendosur të heqin dorë nga kundërshtimi i aktakuzës dhe t’i mundësojnë gjykatës që të vazhdojë me shqyrtimin gjyqësor të rastit.

“Para 4-5 ditësh kam qenë në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe kam vizituar, kemi biseduar edhe sa i përket kundërshtimit të aktakuzës dhe, duke ia shpjeguar se ne kemi të drejtë që të paraqitemi për hedhjen e aktakuzës, i njëjti është pajtuar me mua që në këtë fazë të heqim dorë nga paraqitja për hedhjen e aktakuzës. Duke pasur për bazë kohën e qëndrimit në masën e paraburgimit, pastaj që ka prova të shumta për t’u administruar, ne jemi dakorduar që të tërhiqemi nga e drejta e paraqitjes për hedhjen e aktakuzës. Gjykatës i propozojmë të aprovojë dhe të fillojmë menjëherë me gjykim gjyqësor”, tha avokati Mentor Neziri.

Sheholli po përballet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale, e cila thotë se ai ka qenë i rekrutuar nga shërbimi inteligjent serb, BIA, dhe se ka vepruar sipas urdhrave të Bojan Dimiqit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika