Fatmir Sheholli ka dalë të hënën para gjykatës, ku po mbahet seanca fillestare ndaj tij, lidhur me aktakuzën për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka akuzuar Shehollin për dy vepra penale, ndërsa sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me Shërbimin Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA
Në seancën gjyqësore ndaj Shehollit është duke marrë pjesë edhe ministri në detyrë për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq.
