Shehu: Elektrifikimi i bjeshkëve të Gjeravicës, hap i madh drejt zhvillimit të turizmit në Junik
Kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri në krye të Komunës së Junikut nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e dy projekteve që lidhen me zhvillimin e zonës bjeshkore të Gjeravicës — rrugën e bjeshkës dhe Master-Planin për zhvillimin e saj. Shehu bëri të ditur se tashmë […]
Kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri në krye të Komunës së Junikut nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e dy projekteve që lidhen me zhvillimin e zonës bjeshkore të Gjeravicës — rrugën e bjeshkës dhe Master-Planin për zhvillimin e saj.
Shehu bëri të ditur se tashmë pritet të fillojë një investim prej rreth gjysmë milioni euro për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike në bjeshkë, hap që synon të krijojë parakushtet për zhvillimin e turizmit malor dhe ekonomisë lokale.
“Të dashur junikas,















