Shehu hap fushatën zgjedhore në Junik: Do ta ndaj me secilin prej jush vizionin për qytetin që e duam
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka shpallur nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore. Përmes një videopostimi në Facebook, ai u është drejtuar qytetarëve të Junikut duke premtuar se gjatë ditëve në vijim do të prezantojë vizionin e tij për zhvillimin e komunës. “Bashkëvendas të mi, po e hapim […]
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka shpallur nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore.
Përmes një videopostimi në Facebook, ai u është drejtuar qytetarëve të Junikut duke premtuar se gjatë ditëve në vijim do të prezantojë vizionin e tij për zhvillimin e komunës.
“Bashkëvendas të mi, po e hapim zyrtarisht fushatën. Në ditët në vijim do ta ndaj me secilin prej jush vizionin që e bën Junikun qytetin që të gjithë e duam! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Shehu.















