Shehu inspekton punimet: Sot unaza, nesër sheshi i qytetit
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e unazës së qytetit, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë komunë. Ai theksoi se ky projekt nuk është vetëm një investim në qarkullim më të lehtë, por edhe një hap drejt zhvillimit urban të Junikut sipas […]
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e unazës së qytetit, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë komunë.
Ai theksoi se ky projekt nuk është vetëm një investim në qarkullim më të lehtë, por edhe një hap drejt zhvillimit urban të Junikut sipas standardeve moderne.
“Sot, bashkë me ekipin tim, kemi qenë në terren për të mbikëqyrur nga afër vazhdimin e punimeve në ndërtimin e Unazës së qytetit – një projekt kyç për infrastrukturën dhe zhvillimin urban të Junikut.















