Shehu: LDK do të rikonfirmohet bindshëm si forca e parë në Junik pas numërimit të votave nga mërgata

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehu, ka thënë se LDK ka dalë forca e parë në Junik pas numërimit të votave nga mërgata dhe se partia ka shënuar rritje në rezultatet preliminare.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke theksuar se procesi është zhvilluar me maturi dhe përgjegjësi.

Ai ka deklaruar se, sipas tij, Kosova ka dëshmuar edhe një herë demokraci funksionale, ku qytetarët japin besimin por edhe ndëshkojnë politikisht.

Shehu ka shtuar se LDK ka shënuar rritje rreth 5 për qind dhe se, sipas tij, partia mbetet zgjidhja për tejkalimin e bllokadave institucionale dhe ecjen përpara të vendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika