Shehu: Me përkrahjen e mërgimtarëve të Junikut, këtë herë fitojmë pa balotazh
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale, votimi për të cilat është hapur sot, më 17 shtator 2025. Shehu u është drejtuar mërgimtarëve junikas duke i cilësuar si “fuqia e vërtetë e Junikut”. Ai tha se me përkrahjen e tyre, këtë […]
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale, votimi për të cilat është hapur sot, më 17 shtator 2025.
Shehu u është drejtuar mërgimtarëve junikas duke i cilësuar si “fuqia e vërtetë e Junikut”.
Ai tha se me përkrahjen e tyre, këtë herë LDK synon të fitojë pa balotazh.
“Të dashur mërgimtarë junikas, Nga sot më 17 shtator 2025 është hapur votimi për zgjedhjet lokale të këtij viti. Me përkrahjen tuaj, këtë herë do të fitojmë pa balotazh. Ju jeni fuqia e vërtetë e Junikut tonë. Prandaj ju lutem të gjithëve që jeni regjistruar si votues, të votoni dhe të vendosni për fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme. Vota juaj do të jetë vendimtare në këto zgjedhje”, ka shkruar ai në Facebook.















