Shehu: Mërgimtari në qendër të festivalit “Kah Drita” në Junik
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka përshëndetur mërgimtarët me rastin e kthimit në vendlindje, duke u shprehur:“Mirësevini në shtëpitë tuaja në Junik – aty ku gjithmonë sillni gjallëri dhe frymë pozitive në qytetin tonë.” Ai njoftoi se më 19 dhe 20 korrik 2025 do të mbahet festivali “Kah Drita”, në kuadër të projektit […]
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka përshëndetur mërgimtarët me rastin e kthimit në vendlindje, duke u shprehur:
“Mirësevini në shtëpitë tuaja në Junik – aty ku gjithmonë sillni gjallëri dhe frymë pozitive në qytetin tonë.”
Ai njoftoi se më 19 dhe 20 korrik 2025 do të mbahet festivali “Kah Drita”, në kuadër të projektit “Mirëdita Junik” të mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku të gjithë mërgimtarët dhe qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë.
Shehu theksoi se “të gjithë mërgimtarët dhe qytetarët e tjerë junikas janë të ftuar të kalojnë dy ditë të këndshme së bashku.”
Në vijim, më 30 korrik do të organizohet edhe një koncert i veçantë kushtuar mërgatës, si një falënderim për kontributin e tyre të vazhdueshëm. Kryetari bëri me dije se: “Kryetari i Komunës dhe institucionet komunale janë të përkushtuara që edhe këtë vit ta bëjnë sa më të lehtë dhe të këndshme qëndrimin tuaj në vendlindje.”
Ai përmendi edhe lehtësimet e marra për mërgimtarët se “Parking pa pagesë deri më 31 gusht 2025 në parkingjet publike të komunës, pranë stacionit të autobusëve, autolarja ‘Besi’, tregu i gjelbër (përveç ditëve të premte) dhe pranë bibliotekës komunale.”
Gjithashtu, Zyra komunale do të punojë gjatë kohës së pauzës dhe pas orarit zyrtar për të ofruar shërbime të lehtësuara për mërgimtarët.
Duke iu drejtuar mërgimtarëve, Ruzhdi Shehu theksoi:
“Kontributi juaj për Junikun është i çmuar dhe i pazëvendësueshëm. Ju jeni gjysma e Junikut – jo vetëm në numër, por edhe në dashuri, përkushtim dhe ndikim.”
Ai përfundoi me fjalët:
“Ky program mikpritjeje është vetëm një shenjë e vogël mirënjohjeje për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Junikun. Ju mirëpresim me zemër të hapur dhe jemi gjithmonë në shërbimin tuaj!”















