Shehu prezanton projektin “Parku Solar Juniku” me kapacitet 100 MWp

Ruzhdi Shehu, kryetari i Junikut dhe njëherësh kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të tetorit, ka njoftuar se në komunën e Junikut do të realizohet një nga projektet më të mëdha të energjisë së gjelbër në vend.

Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se do të ndërtohet impianti fotovoltaik “Parku Solar Juniku A dhe B”, me kapacitet optimal prej 100 MWp dhe me kosto investimi rreth 42 milionë euro.

Sipas Shehut, ky projekt do të ketë ndikime të mëdha pozitive për komunën dhe më gjerë, duke përfshirë:

  • Prodhimin e energjisë së pastër me ndikim minimal në mjedis;

  • Mundësi të reja punësimi dhe bashkëpunimi për kontraktorët dhe furnitorët lokalë;

  • Rritjen e stabilitetit energjetik për Kosovën përmes shtimit të burimeve të ripërtëritshme;

  • Zvogëlimin e varësisë nga burimet tradicionale të energjisë;

  • Shembull frymëzues për investime të tjera inovative në të ardhmen.

Shehu ka theksuar se komuna e Junikut mbetet e përkushtuar për mbështetjen e projekteve të gjelbra dhe për krijimin e një klime të qëndrueshme zhvillimore.

“Ky projekt është vetëm fillimi i rrugës sonë drejt një Juniku më të pastër, më të gjelbër dhe më të zhvilluar”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika