Të mërkurën është mbajtur Kongresi i FIBA-s, me ç’rast janë zgjedhur edhe presidenti dhe Bordi i ri Qendror i FIBA-s për mandatin 2023-2027. President i FIBA-s është zgjedhur Sheikh Saud Ali Al-Thani nga Katari, kurse anëtarë të Bordit Qendror janë zgjedhur:

Evropa: Carmen Tocala (ROU), Matej Erjavec (SLO), Asterios Zois (GRE), Tor Christian Bakken (NOR).

Oqeania: Jubilee Kuartei (PLW), Burton Ross Shipley (NZL).

Azia: Yuko Mitsuya (JPN), Yao Ming (CHN).

Amerika: Carol Callan (USA), Yamil Alejandro Bukele Perez (ESA), Usie Richards (ISV).

Afrika: Jean-Michel Ramaroson (MAD), Pascale Mugwaneza (RWA).

Presidentët e zgjedhur nga 5 kontinentet për mandatin 2023-2027 automatikisht emërohen anëtarë të Bordit Qendror të FIBA-s, përfshirë këtu edhe presidentin e ri të FIBA Evropës, Jorge Garbajosa.