Shemben dy ndërtesa në Marsejë të Francës, deri në 10 persona ende nën rrënoja

Janë shembur dy ndërtesa në Marsejë të Francës, ku deri më tani mendohet se 10 persona ende janë nën rrënoja

Pamej nga vendi i ngjarjes, Foto: Nicholas Tucat/AFP/Getty

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka njoftuar se rreth 10 persona mendohet të jenë nën rrënoja pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e dy ndërtesave të banimit në qytetin jugor francez të Marsejës, të dielën.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet.

Shembja e dy ndërtesave ka shkaktuar një zjarr që ndërlikoi përpjekjet e shpëtimit dhe që ministri Darmanin tha se mund të duhen orë të tëra për ta shuar. Ai tha se autoritetet vlerësuan se ishin nga katër deri në 10 persona nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm francez ka shtuar se pesë persona u dërguan në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën, dhe një person i gjashtë po trajtohej për tronditje.

Një ndërtesë e tretë është shembur pjesërisht dhe njerëzit janë evakuuar nga rreth 30 ndërtesa në zonë. Ndërtesat që u shembën në Rue de Tivoli nuk dihej se kishin ndonjë problem strukturor, tha Darmanin, raporton Reuters.

“Mendimet janë me Marsejën”, tha presidenti Emmanuel Macron në një mesazh në Twitter.

“Emocion me Marsejën, ku mbrëmë u shemb një godinë në rrugën Tivoli. Po mendoj për të prekurit dhe të dashurit e tyre. Hulumtimi po vazhdon me burime të konsiderueshme të shpërndara. Faleminderit zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve të mobilizuar”, ka shkruar Macron.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika