Të paktën katër persona kanë mbetur të bllokuar pasi një ndërtesë katërkatëshe u shemb sot në qendër të Athinës, njoftoi Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë.

Ekipet e emergjencës janë angazhuar në vendngjarje për të zhvilluar operacionin e kërkim-shpëtimit, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.

Ende nuk dihet shkaku i shembjes së ndërtesës, e cila ndodhej në lagjen Petralona dhe kishte gjithsej shtatë apartamente.

Sipas mediave lokale, në ndërtesën ngjitur po zhvilloheshin punime ndërtimore në momentin e incidentit.