Shembet një shtyllë elektrike, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Këtë të premte, në autostradën Tiranë-Durrës është shembur një shtyllë elektrike, e cila dyshohet të jetë si pasojë e amortizimit të saj

Autostrada Tiranë-Durrës pas shëmbjes së shtyllës elektrike

Të premten e 15 korrikut në autostradën Tiranë-Durrës është shembur një shtyllë elektrike dhe si pasojë është bllokuar trafiku për disa minuta.

Ndërsa, shembja e shtyllës ka ardhur si pasojë e amortizimit të saj.

Kjo ndodhi ka shkaktuar një aksident rrugor, pasi një drejtues mjeti ka ndaluar në momentin kur ka parë kabllot e energjisë shumë pranë tokës, por ai është goditur nga pas nga një tjetër shofer.

Nga këto përplasje janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur që kanë përfunduar me fatalitet ose me lëndime trupore.

Policia e Shtetit ka njoftuar se pas disa minitash kur ka ndodhur aksidenti, shtylla e rrëzuar është hequr dhe lëvizja e mjeteve është normalizuar.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika