“Shembull i lëvizjeve të mëdha”, Taravari në Prishtinë takon kryeministrin Kurti
Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, nga Lëvizja VLEN, Arben Taravari, ka njoftuar se të mërkurën ka zhvilluar në Prishtinë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në Facebook, Taravari e ka quajtur takimin një “simbolikë të Madhe” për shqiptarët. Ai e ka vlerësuar kryeministrin Kurti si mbështetës të kauzës […]
Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, nga Lëvizja VLEN, Arben Taravari, ka njoftuar se të mërkurën ka zhvilluar në Prishtinë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Taravari e ka quajtur takimin një “simbolikë të Madhe” për shqiptarët.
Ai e ka vlerësuar kryeministrin Kurti si mbështetës të kauzës së tyre dhe si shembull i lëvizjeve të mëdha.
Në takim ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorët e Taravarit, Ilir Xhaferi dhe Feta Alimi.
“Tani jemi në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe! Me Ilir Xhaferin pasardhësin e Arbën Xhaferit, me Feta Alimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha! NDRYSHIMI FILLOI!”, ka shkruar Taravari në Facebook.















