Shënjestrohet ambasada e SHBA-së në Bagdad, një person vritet në Abu Dhabi
Ambasada e SHBA-së në Bagdad u sulmua gjatë natës nga dronë dhe raketa, duke u cilësuar nga burimet e sigurisë irakiane si “sulmi më i ashpër që nga fillimi i sulmeve”. Një zjarr shpërtheu në një hotel luksoz në zonën e fortifikuar Green Zone të Bagdadit, ku ndodhen ambasada amerikane dhe godinat qeveritare, si pasojë […]
Ambasada e SHBA-së në Bagdad u sulmua gjatë natës nga dronë dhe raketa, duke u cilësuar nga burimet e sigurisë irakiane si “sulmi më i ashpër që nga fillimi i sulmeve”.
Një zjarr shpërtheu në një hotel luksoz në zonën e fortifikuar Green Zone të Bagdadit, ku ndodhen ambasada amerikane dhe godinat qeveritare, si pasojë e një droni.
Ndërsa, një shtetas pakistanez humbi jetën nga mbeturinat e një rakete në Abu Dhabi, njoftuan autoritetet, raporton BBC.
Ndërsa Izraeli vazhdon sulmet mbi Libanin, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar bëjnë thirrje për fillimin e negociatave, duke theksuar situatën humanitare “thellësisht shqetësuese”.
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, mbrojti kryeministrin britanik Keir Starmer pas kritikave të Presidentit Trump ndaj MB-së, ndërsa Trump shfaqet gjithnjë e më i pakënaqur me aleatët evropianë.
Në Abu Dhabi, incidenti ndodhi pas “interceptimit të një rakete balistike nga sistemet e mbrojtjes ajrore”, sipas një deklarate të qeverisë.















