Shenjëzimi afër shkollave, nevojë e domosdoshme

Shumë aksidente kanë marrë jetën e nxënësve si pasojë e mungesës së shenjëzimeve pranë shkollave. Si shenjë përgjegjësie për shtimin e nivelit të sigurisë për nxënësit, tashmë komunat në projektet e tyre kanë filluar t'i kenë ato si prioritet

Fotoilustrim, shenjat e rrezikut që bëjnë të ditur se shkollat janë afër dhe se shpejtësia duhet të zvogëlohet





“14 mijë e 149 aksidente, 65 prej tyre fatale, 74 të vdekur e 5224 aksidente me lëndime”.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Portali Dukagjini, për aksidentet që kanë ndodhur brenda periudhës kohore janar-gusht të këtij viti, shumë prej të cilave kanë ndodhur edhe afër zonave të shkollës.

Këto aksidente janë shkaktuar si pasojë e mungesës së shenjëzimeve në zonat afër shkollave, gjë e cila cenon sigurinë e nxënësve të cilët kalojnë rrugën.

Ilustrim, shenjat e rrezikut

E për këtë, në komunën e Prishtinës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka bërë shenjëzimin para shkollave të Hajvalisë “Shkëndija” dhe “Afrim Gashi” si dhe shkollave “Dardania” e “Xhemail Mustafa”.

Kjo drejtori e ka nisur muajin gusht me aktivitete të shtuara, kryesisht, e fokusuar në zonat përreth shkollave.

Të quajtura si “aktivitetet e sigurisë”, punët edhe ndërhyrjet e kësaj drejtorie kanë të bëjnë me trajtimin e zonave përreth shkollave, sinjalizimin, shtyllat antiparking dhe rrethoja e shenjëzim kreativ.

May be an image of street and road
Sinjalizimet afër shkollave në Prishtinë

Ndërsa, në komunën e Vushtrrisë sa i përket sinjalizimit, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Benjamin Shala, ka thënë se kjo komunë është në prag të nënshkrimit të dy kontratave për mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal.

Ai ka thënë se në vitet e kaluara, fshatrat nuk kanë qenë të përfshira në sinjalizim, ndërsa me kontratat e ardhshme, prioritet do të jenë vendkalimet afër shkollave në qytet dhe në fshatra.

“Për 4 vitet e kaluara për sinjalizim janë shpenzuar rreth 50.000 euro, ku përveç rrugëve në qytet, me kontratat e reja prioritet janë vendkalimet afër shkollave në qytet dhe fshatra si dhe të gjitha rrugët kryesore në qytet dhe çdo fshat”, ka thënë Shala.

Ndërsa, në komunën e Obiliqit, Abdyrrahman Krasniqi, ka bërë të ditur se janë 21 shkolla, në të cilat janë të vendosura shenjëzimet.

“Me vendkalime tokësore dhe me tabela njoftuese për vendkalime, njëkohësisht janë tabelat e vendosura që paralajmërojnë se jemi afër shkollave, kemi vendosur policë të shtrirë aty ku e kemi parë të nevojshme për shkak të shpejtësisë si dhe tabela njoftuese për ngadalësimin e shpejtësisë. Të gjitha shkollat në territorin e Komunës janë të mbuluara me sinjalistikë horizontale dhe vertikale”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërkaq, komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike, në shtator, ka pranuar një kontratë nga zyra e Prokurimit në Prizren për shenjëzim horizontal dhe vertikal.

Shembuj ilustrimi të sinjalizimit nga komuna e Prishtinës

Përparim Shala nga kjo komunë ka bërë të ditur se këto sinjalizime nga ana e tyre bëhen çdo vit, në mënyrë që të ketë siguri për nxënësit dhe për pjesëmarrësit e tjerë, nga aksidentet e mundshme në afërsi të shkollave.

Ndër të tjera, ai ka thënë se pas pranimit të kontratës nga Zyra e Prokurimit, kanë filluar me punimin e vijave ndarëse të rrugëve, vendkalimeve për këmbësorë dhe pozicioneve e tjera, sipas kontratës për siguri në komunikacion.

Sipas Shalës, pas kompletimit të shenjëzimit në shkolla, në qytet dhe në fshatra të komunës së Prizrenit, për masa ndëshkuese dhe mosrespektim të shenjave apo këmbësorëve janë organet kompetente, të cilat me anë të gjobave, i dënojnë pjesëmarrësit në trafik për mosrespektim të shenjëzimeve adekuate të vendosura nga Komuna e Prizrenit.

Shpejtësia e lëvizjes së automjeteve më tej se normat e lejuara, mungesa e ngadalësuesve të shpejtësisë në afërsi të shkollave, mungesa e definimit të zonave shkollore, mungesa e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në afërsi të shkollave, mungesa e trotuareve dhe dalja direkte e nxënësve nga shkolla në rrugë, mungesa e informacioneve te nxënësit për sigurinë në trafik vazhdojnë të mbeten ende problem për disa komuna në Kosovë.

Nëse këto aktivitete do të realizoheshin, do të kishte lehtësime për orientimin dhe normalizimin e lëvizjes së pjesëmarrësve në trafik.

Po ashtu, kjo do të avanconte nivelin e sigurisë së prindërve dhe fëmijëve që qëndrojnë në kopshte dhe ndjekin mësimet në shkolla.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika