Shënohen rastet e para me murtajën afrikane në komunën e Dragashit   

Në Komunën e Dragashit janë konfirmuar rastet e para të Murtajës Afrikane te derrat

Komuna e Dragashit ka njoftuar se janë shënuar zyrtarisht rastet e para të murtajës afrikane që prek derrat.

Në komunikatën e komunës bëhet e ditur se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për eliminim e kësaj sëmundjeje.

“Ju informojmë se në territorin e komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit”.

“Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundjeje”, ka thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Më tutje, sipas komunës së Dragashit, kjo sëmundje i prek vetëm derrat.

“Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”, kanë përfunduar komunikata e komunës së Dragashit.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të komunës së Dragashit.

📢NJOFTIM

Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit,

Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit.

Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër”, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.

Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika