Shënohet 25-vjetori i vdekjes së Nënës Terezë, krerët e shtetit kërkojnë të ndiqet shembulli i saj

Mëngjesin e së hënës, tre krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, për nder të përvejtorit të vdekjes së Shën Terezës, kanë bërë homazhe te shtatorja e saj, me ç'rast kanë thënë se ajo është shembulli që duhet të ndiqet

Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të hënën kanë bërë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së saj.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se Shën Tereza ka dhënë shembull për gjithë botën dhe popullin shqiptar.

“Së bashku me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, përfaqësues të Kishës Katolike, anëtarë të kabineteve tona, jemi këtu për të filluar këtë ditë për përkujtimin e Shën Terezës, nënë e madhe e cila dha një shembull për gjithë botën dhe popullin shqiptar”, ka thënë ajo gjatë një deklarate për media.

Osmani ka shtuar se Nëna Terezë përkujtohet me shumë krenari, pasi misioni, vepra dhe shumbulli që ka lënë pas për gjeneratat e reja tregon se dashuria, respekti dhe ndihma ndaj të tjerve duhet të jetë dritë udhërrëfyese në punën e përditshme.

Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Ndërsa, i pari i Kuvendit duke e quajtur simbol të rëndësishëm, ka thënë se Nëna Terezë gjithmonë do të kujtohet dhe nderohet prej popullit shqiptar, pasi shembulli i saj ka inspiruar mijëra njerëz, dhe se kurrë nuk e ka harruar kombin shqiptar.

“Po e nderojmë dhe po e kujtojmë simbolin e rëndësishëm të kombit shqiptar dhe mbarë botës, që është shembulli më i sigurt i devocionit i besimit të vërtetë dhe humanizmit. Shembulli i saj ka inspiruar mijëra njerëz, por të mos harrojmë që ajo kurrë nuk e harroi kombin shqiptar, edhe të udhëheqësit më të njohur botëror, kur ka qenë nevoja, ajo gjithmonë ka ngritur çështjen tonë, prandaj gjithmonë do të kujtohet dhe do të nderohet prej popullit tonë dhe mbarë kombit shqiptar”, ka deklaruar Konjufca.

Presidentja Vjosa Osmani, dhe Kryeministri Albin Kurti

“Nga një bijë e popullit tonë, ajo u bë nëna e githë botës”

Këto ishin fjalët e kryministrit Kurti i cili gjatë homazheve te shtatorja e Nënës Terezë ka thënë se jeta e saj është vepra për gjithë njerëzimin.

“Të dielën shënuam gjashtëvjetorin e shenjtërimit të Nënës Terezë, ndërsa, tani po e shënojmë 25-vjetorin e shkuarjes së saj në amshim. Jeta e Nënës Terezë është vepra për gjithë njerëzimin, nga një bijë e popullit tonë ajo u bë nëna e githë botës”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, jeta e Nënës Terezë është vepra për gjithë njerëzimin, dhe se duke e nderuar atë, pranohet e vërteta që ajo është shembulli që duhet të ndjekë secili.

“Tani, teksa ne e kujtojme atë dhe e nderojmë figurën e saj, njëkohësisht edhe e afirmojmë shembullin që duhet të ndjekë secili, duke punuar me dashuri dhe sakrificë për të mirën e të gjithve. Nëna Terezë dha gjithcka nga vetja e saj dhe nuk i mori asgjë botës, në këtë mënyrë ajo afrimoi edhe kombin tonë, sepse sakrifica është edhe vlerë tradicionale e popullit shqiptar”, ka deklaruar Kurti.

Shën Tereza

Ndërkaq, me rastin e “Ditëve të Nënë Terezës”, në orën 15:00, në një ceremoni të veçantë, në Kabinetin e presidentes Osmani mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërsa më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika