Pasi gjatë periudhës së vitete të 90-ta, vendi ishte i mbushur me forca policore dhe ushtarake serbe, shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator të vitit 1990, në një organizim të fshehtë.

Forcat serbe që ishin të pranishme kishin filluar spastrimin e hapur të institucioneve të Kosovës. Fillimisht, duke i mbyllur këto institucione pastaj duke i larguar punëtorët shqiptarë dhe duke futur masat e dhunshme.

Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës që kanë shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik 1990, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990.

Pamje nga mbledhja e delegatëve të Kuvendit të Kosovës në Kaçanik , 07 .09.1990

Që nga viti 1990, data 7 shtator është cilësuar si identitet i fillimit të një historie të re Kosovën.

Për shkak të afërsisë me kufirin e Maqedonisë së Veriut, Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik. Po ashtu, mundësia e shpalljes së Kushtetutës në këtë qytet ishte më e lehtë.

Gjatë periudhës së viteve të 90-ta, Kosova ishte e pushtuar nga regjimi serb dhe nga forcat ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë. Pas shpalljes së Kushtetutës, në Kosovë filloi një periudhë më e vështirë që udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviq mbi popullsinë vendase.

Kushtetuta e Kaçanikut.pdf