Këtë të diel u shënua 50-vjetori i themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Në kuadër të këtij përvjetori, të dielën e nëntë tetorit në orën 19, në sallën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë, do të shënohet ceremonia shtetërore e jubileut të 50-vjetorit të themelimit të baletit kosovar.

Në këtë ceremoni do të mbahet një koncert i veçantë i Baletit Kombëtar të Kosovës, ku do të marrin pjesë personalitet më të larta shtetërore.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.